SITUATA ME ZJARRE NGA QENDRA OPERATIVE E AGJENCISE MENAXHIMIT EMERGJENT- QO AME VAZHDON E QETË

SITUATA ME ZJARRE NGA QENDRA OPERATIVE E AGJENCISE MENAXHIMIT EMERGJENT- QO AME VAZHDON E QETË

Krijuar në datën 08/15/2021

Hajvali /Prishtinë, 15 Gusht 2021

Nga raportet e Qendrave Operative Emergjente 112 (QOE 122) ne Qendrën Operative te Agjencisë Menaxhimit Emergjent (QO AME) në ditët paraprake nga dt. 13.08 deri ne raportin e orës 20.00 -07:00 dt.15.08.2021 ne gjithë territorin e R. Kosovës gjendja paraqitet e qete pa rrezik për vatra zjarri me tendence përkeqësimi!

Zjarri Malor ne Komunën e Suharekës dhe Malishevës , e cila kishte filluar ne fshatin Doberdolan dhe kërcënonte me shtrirje edhe ne fshatin Pagarushe te komunës se Malishevës, pas intervenimit nga njësitë e këtyre Komunave te ndihmuara edhe nga komunat tjera nga Rajoni i Prizrenit, arriti te vihet ne kontrolle deri ne eliminimin e tërësishëm. Deri sa dite me pare, shfaqja e zjarrit ne komunën e Vushtrrisë paraqiti rrezik për shtrirje dhe kërcënim , arriti te menaxhohet nga kapaciteti i Komunës dhe ndihmës nga Komunat fqinje, te koordinuara nga QOE 112 Mitrovice jug dhe Prishtine. Rajonet tjera deklarojnë qetësi , pa përjashtuar vatra zjarri fushore dhe malore , te cilat janë menaxhuar dhe përmbyllur si kërcenim.

Njësitë Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit ne gjithë vendin janë ne monitorim te situatës dhe gatishmërisë për reagim eventual!

Qendrat Operative Emergjente 112(QOE 112) ne gjashte Rajonet e Kosovës përcjellin situatën 24/7 , koordinojnë ndihmën autoriteteve lokale ne rast kërkese nga niveli Qendror.

Numri unik emergjent 112 është pa pagese dhe ne dispozicion te qytetareve te vendit pa ndërprerje 24/7